Rajoni 16 October 2024, 17:38 Nga VNA

Tjetër aksion i policisë së Kosovës në veri, bastis komunën paralele serbe në Skënderaj

Ndaje në Whatsapp
Tjetër aksion i policisë së Kosovës në veri, bastis

Policia e Kosovës ka bastisur ditën e sotme komunën paralele serbe në Skenderaj, e cila gjendet në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur këtë komunë paralele serbe.

“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhur deri tek informacioni se komuna paralele e Skenderajt është aktive në territorin e Mitrovicës së Veriut. Kemi konsultuar prokurorin, i cili e ka rastin e komunave paralele në veri dhe në koordinim me të kemi hyrë në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin. Sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet” - ka thënë ai.

Disa javë më parë, janë mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë qenë funksionale në veri.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme