Kronika 16 September 2024, 18:32 Nga VNA

Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi dhe të dyshuarit e tjerë kërkojnë dënime më të lehta

Ndaje në Whatsapp
Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi dhe të dyshuarit e tjerë

Apeli i GJKKO do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Gashi dhe të tjerët kërkojnë zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta. Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Mjeku Gashi ka qenë i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse Xhoi Nela.

Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

 

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme