Ekskluzive 28 August 2024, 16:27 Nga VNA

Skandal/ Projekti i autostradës Tiranë -Durrës, Kosova paraqitet si Jugosllavi

Ndaje në Whatsapp

Firma italiane "Spea Engineering", ka bërë studim projektimin e zgjerimit të autostradës.

Punimet në autostradën Tiranë -Durrës, pritet të nisin brenda pak ditësh. VNA ka zbuluar një skandal të vërtetë, ku studim-projektimi i zgjerimit të kësaj rruge në hartë paraqet Kosovën si Jugosllavi. Studimi projektimi është përgatitur nga firma italiane "Spea Engineering".

Një firmë e cila njihet për një eksperiencë me projekte në mbarë botën, qoftë për projekte të transportit rrugor por edhe atë hekurudhor. Në një projekt me rëndësi kaq të madhe është e pafalshme një lapsus i tillë, duke patur parasysh zhvillimet e fundit politike dhe gjeografike.

Po sot, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar z.Gentian Gjyli, së bashku me inxhinierë të ARRSH-së, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, të Policisë Rrugore perfaqësues të kontraktorëve dhe të supervizorëve të kontratës "Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës", zhvilluan një takim ku diskutuan nga afër planin e devijimit dhe menaxhimit të trafikut. Tashmë pas rënies së fluksit turistik në vend, do të merren të gjitha masat që të fillojnë menjëherë punimet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme