Sociale 6 July 2025, 21:48 Nga VNA

Shteti Bektashi, dyshime se projekt është  mbështetur nga Izraeli

Ndaje në Whatsapp
Shteti Bektashi, dyshime se projekt është  mbështetur nga

 

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka deklaruar se planet për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri kanë nisur që në vitin 2017, me një kërkesë zyrtare të Kryegjyshatës drejtuar Ilir Metës, atëherë kryetar Kuvendi.

Sipas Gurrës, ideja nuk buron nga Shqipëria, por është nxitur nga faktorë të jashtëm, veçanërisht nga Izraeli. Ai përmendi vizitën e Presidentit izraelit Isaac Herzog në shtator 2024 dhe takimin me Baba Mondin si pikë kyçe në konkretizimin e projektit.

Gurra kritikoi edhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për lejimin indirekt të kësaj ideje, duke thënë se “ka përgatitur shtratin për të, ndoshta pa vetëdije”.

Ndërkohë, edhe Justinian Topulli, ish-kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve, shprehu dyshime për një projekt izraelit pas kësaj nisme, që synon të paraqesë një model bashkëjetese me myslimanët për imazh ndërkombëtar.

Të dy kanë dhënë deklaratat për emisionin "Off record" për A2CNN. As Kryegjyshata, as qeveria nuk kanë reaguar ende.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme