Sociale 6 July 2025, 13:46 Nga VNA

Katastrofë mjedisore në Elbasan: Tym dhe ndotje nga zjarri në landfill prej 6 ditësh

Ndaje në Whatsapp
Katastrofë mjedisore në Elbasan: Tym dhe ndotje nga zjarri në

Situata në landfillin e Elbasanit që u përfshi nga flakët ditët e fundit, vijon të jetë shqetësuese. Pavarësisht angazhimit të ushtrisë dhe forcave zjarrfikëse, nga fusha e mbetjeve shtyllungat e tymit vijojnë të mbulojnë qytetin, duke shkaktuar ndotje të jashtëzakonshme. Aktualisht për mbylljen përfundimtare të vatrës së zjarrit janë të angazhuara mbi 50 forca të shërbimit zjarrfikës, bashkisë dhe ushtrisë. Prej gjashtë ditësh po punohet në terren për të ndërprerë përfundimisht daljen e tymit në sipërfaqe. Por, deri më tani ky ka rezultuar një mision i pamundur. Djegia e landfillit të Elbasanit mund të konsiderohet një katastrofë mjedisore. Sipas ekspertëve ndotja e ajrit është në nivele tejet të larta dhe rrezikon shëndetin e banorëve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme