Kripë dhe Piper 18 April 2025, 14:55 Nga VNA

Shqiptarët pijnë qumësht me aflatoksinë, qeveria hesht

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët pijnë qumësht me aflatoksinë, qeveria hesht

Shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Denoncimi vjen nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se nga 26 mostra të marra nga janari 2024 deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra sipas tij, gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore. Ai ka shkruar gjithashtu se Ministria e Bujqësisë e ka fshehur skandalin e Aflatoksinës, pra të qumështit të kontaminuar në tregun shqiptar. Postimi i Resulit: SKANDAL ❗️❗️ MINISTRIA E BUJQËSIS FSHEHË SKANDALIN E AFLATOKSINËS – QUMËSHT I KONTAMINUAR NË TREGUN SHQIPTAR!

Në fshehje të plotë nga institucionet shtetërore, shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore. Në vitin 2024 ishin vetëm 2 mostra jokonforme. Por vetëm për katër muajt e parë të vitit 2025, janë zbuluar 8 mostra jokonforme – disa me vlera tronditëse si 0.882 µg/kg, shumë mbi kufirin e lejuar maksimal prej 0.05 µg/kg. Po autoritetet çfarë kanë bërë? Kanë heshtur.Nuk kanë informuar publikun. Kanë marrë disa “masa administrative” dhe bllokuar produktin vetëm pas konsumit. Kanë kërkuar “gjurmueshmërinë”, ndërkohë që qumështi helmues ka përfunduar në tavolinat tona, në goten e fëmijëve tanë, në çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, shtëpitë tona. Ku janë rezultatet e inspektimeve për qumështin që qarkullon në fabrika, baxho, supermarkete, qumështore, restorante dhe markete lagjesh?

Pse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme? Kush janë fabrikat burimi i këtij produkti të ndotur? AKU e ka detyrim ligjor informimin e publikut! Mjaft me fshehje! Mjaft me rrezikim të jetës!

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme