Sport 7 September 2024, 23:00 Nga VNA

Shqipëria përmbys Ukrainën dhe starton me pike të plota Ligën e Kombeve

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria përmbys Ukrainën dhe starton me pike të plota

Shqipëria ka mposhtur Ukrainën me përmbysje dhe ka siguruar 3 pikët e para në Ligës së Kombeve. Edhe pse nuk kuotoheshin si favorit, kuqezinjtë treguan nivelin e duhur.

Pjesa e parë u mbyll e ekuilibruar me raste nga të dyja skuadrat, duke lënë golat për pjesën tjetër të lojës.

Në pjesën e dytë ishin ukrainasit që shënuan të parët në minutën e 49 pas një goditje nga jashtë zonës të Konoplya.

Por ky gol nuk demoralizoi kuqezinjtë të cilët pas disa rasteve në portën kundërshtare arritën të barazojnë në minutën e 5 minuta më vonë. Pas një krosimi nga goditja e këndit, ishte Ardian Imajli i cili shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe çoi topin në rrjet.

Barazimi rifreskoi shpresat për pikë të plota të kuqezinjve. Në minutën e 66 një aksion taktik i Shqipërisë, ishte Manaj që në krahun e djathtë tërhoqi mbrojtësat ukrainas dhe çoi topin në zonë ku gjeti Asanin përball portierit dhe ky i fundit nuk e fali portierin Trubin me goditjen në krahun e djathtë të portës duke përmbysur ndeshjen.

Kështu Shqipëria e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve me 3 pikë të plota dhe me mendje të qetë për takimin e radhës që do të luhet pas tre ditësh në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme