Bota 2 November 2024, 10:19 Nga VNA

Shembet çatia e stacionit hekurudhor në Serbi, humbin jetën 20 persona

Ndaje në Whatsapp
Shembet çatia e stacionit hekurudhor në Serbi, humbin jetën 20
Në qytetin serb të Novi Sadit, 20 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u shtruan në spital si pasojë e shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor, njoftoi Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
Stacioni u rinovua së fundmi, me punimet e përfunduara në korrik 2024, por kompania shtetërore, Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë, tha se tenda e shembur prej betoni dhe çeliku nuk ishte pjesë e rindërtimit të fundit.

Kryeministri serb Milos Vucevic tha se ishte “një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit, një tragjedi e tmerrshme”

“Pavarësisht nga fakti se … u ndërtua në 1964, ne do të insistojmë që të gjenden përgjegjësit dhe që duhej të kujdeseshin për gjendjen e strukturës,” shtoi Vuçeviç.

Stacionet televizive lokale dokumentuan praninë e shërbimeve të urgjencës, ku personeli mjekësor po përgatiste barela për ndihmën e të lënduarve.
Në vendngjarje janë vendosur edhe fadroma të mëdhenj për të hequr rrënojat.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme