Bota 1 November 2024, 17:22 Nga VNA

Shkon në 43.259 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite

Ndaje në Whatsapp
Shkon në 43.259 numri i palestinezëve të vrarë në

Ka shkuar në 43.259 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë për mediat, ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 392 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “tri masakra” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 55 palestinezë dhje janë plagosur 186 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.259, ndërsa i të plagosurve në 101.827.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme