Ekskluzive 3 September 2024, 18:21 Nga VNA

Ekskluzive/ VNA zbardh dinamikën e ngjarjes dhe arsyen pse u qëlluan me armë grupi i Bajrave nga vëllezërit Prendi

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ VNA zbardh dinamikën e ngjarjes dhe arsyen pse u qëlluan

Safet Bajri ështe shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia e Shkodrës për ngjarjen e ndodhur në Vaun e Dejës ku vëllezërit Prendi qëlluan me armë ndaj një mjeti të blinduar. Bajri u ndalua në Lezhë teksa lëvizte me makinë të blinduar dhe më pas është shoqëruar në policinë e Shkodrës.

Aty ka dhënë dëshminë dhe është lënë i lirë. Policia ka identifikuar dy personat që ndodheshin në mjetin e blinduar që janë "ushtarë" të Safet Bajrit, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.

Dyshohet se grupi kriminal kishte shkuar tek shtëpia e vëllezërve Prendi për shkak të një borxhi që ata dyshohet se i kishin Ervis Martinajt. Ata i kanë pritur dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Në makinën e blinduar dyshihet të ketë qenë edhe Elion Hato një prej ushtarëve të Martinaj që rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme