Kripë dhe Piper 26 September 2024, 11:50 Nga VNA

"Rrjeti i Prostitucionit gjatë Pushtimit Fashist: Shtëpitë e Tolerancës në Shqipëri"

Ndaje në Whatsapp
"Rrjeti i Prostitucionit gjatë Pushtimit Fashist: Shtëpitë e

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, me pushtimin e Shqipërisë nga ushtria fashiste, në qytetet kryesore u hapën shumë shtëpi publike, të quajtura “shtëpi të tolerancës”. Me bashkimin e dy shteteve nën kurorën e Shtëpisë së Savojës, me Viktor Emanuelin III si mbret të Shqipërisë, qytetarët italianë gëzonin të njëjtat të drejta civile si ata shqiptarë. Kështu, shumica e “shtëpive të tolerancës” ishin nën pronësinë dhe menaxhimin e shtetasve italianë.

Hapja e tyre kishte disa kushtezime, si largësia nga lagjet e banuara, izolimi, pajisja me regjistra të rregullt të personelit ku shënoheshin karakteristikat kryesore, kontrolli mujor mjekësor i vajzave dhe mbikëqyrja për funksionimin e rregullt të tyre. Gjithsesi, edhe në atë kohë, nëpunësit e shtetit nuk i shpëtuan joshjes së mitmarrjes, në këmbim të shkeljes së procedurave, për të hapur një shtëpi publike kur shkeleshin rregullat nga pronarët e tyre.

Përveç shtëpive publike në qytetet kryesore, kishte edhe të ashtuquajturat “shtëpi të lëvizshme” për ushtarët në front. Kështu, më 22 shtator 1940, kuestori i Tiranës, Scaminci, lejoi tre gra të shërbenin me “shtëpinë e tolerancës” së lëvizshme për ushtarët që gjendeshin në Këlcyrë, Përmet, Leskovik, Ersekë, Dardhë, Bilisht, Pogradec dhe Strugë.

Lexo gjithashtu

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme