Kripë dhe Piper 22 September 2024, 20:41 Nga VNA

Java e Modës në Milano, boksieria algjeriane Imane Khelif pritet si divë

Ndaje në Whatsapp

Në Javën e Modës në Milano prezente ishte edhe kampionia e boksit Imane Khelif. Fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, u shfaq plot shkëlqim me këmishë të verdhë, pantallona lëkure të zeza, flokë me xhel dhe aksesorë floriri.

Në postimet e saj në Tik Tok dhe në Instagram shihet se si Imane u prit si yll nga fansat autografe për të gjithë dhe buzëqeshje të mëdha.

Gjatë përvojës në Olimpiadë, boksierja algjeriane ishte “akuzuar” nga eksponentë të ndryshëm të botës së sportit dhe politikës për shkelje të rregullave për të përfituar, sidomos në ndeshjen me atleten italiane Angela Carini në fazën e 16-ave të peshës së lehtë për femra në Lojërat e Parisit.

Disa politikanë italianë e identifikuan Khelif si një “grua trans”, duke përhapur lajmin e rremë se asaj i ishte përcaktuar seksi mashkull në lindje dhe më pas kishte kaluar në tranzicion. Më pas pati shumë lajme kontradiktore dhe polemika për kampionen.

Në fakt, atletja e lindur në vitin 1999 ka konkurruar gjithmonë në garat e femrave dhe gjithmonë e ka identifikuar veten si femër, siç duket edhe nga dokumentet e saj të lindjes. Siç pranoi edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, “Imane është një grua dhe ka garuar për 6 vjet në nivel ndërkombëtar”.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme