Lifestyle 23 May 2026, 09:21 Nga VNA

Regjisorja e “Lartësive të stuhishme” pendohet që hoqi skenën me sqetullat me qime të Margot Robbie

Ndaje në Whatsapp
Regjisorja e “Lartësive të stuhishme” pendohet që

Regjisorja Emerald Fennell ka zbuluar se një skenë nga adaptimi i saj i filmit “Lartësitë e stuhishme”, ku personazhi i luajtur nga Margot Robbie shfaqej me sqetulla me qime, nuk arriti të përfshihej në versionin final të filmit.

Fennell tha se ishte “për të ardhur keq” që skena u hoq, pasi për të ishte e rëndësishme që personazhi i Cathy të dukej sa më realist për periudhën historike të romanit.

“Kur shoh adaptime të Jane Austen gjithmonë mendoj: ku po i gjejnë briskët këto gra? Të gjitha duken krejtësisht pa qime. Është çmenduri,” u shpreh regjisorja gjatë një bisede në festivalin Hay në Uells.

Filmi, i publikuar këtë vit në Ditën e Shën Valentinit, është një version modern dhe provokues i romanit gotik të Emily Brontë, ku përveç Margot Robbie luan edhe Jacob Elordi.

Fennell tregoi gjithashtu detaje të tjera të pazakonta nga xhirimet, përfshirë të ashtuquajturën “dhoma e lëkurës”, ku muret e dhomës së Cathy-t u projektuan që të ngjanin me lëkurën e saj, deri në riprodhimin e venave të aktores në dekor.

Ajo foli edhe për një skenë tjetër të diskutuar, ku Cathy fut gishtin në gojën e një peshku të ngordhur. Sipas regjisores, për xhirimet u përdorën disa versione peshqish, përfshirë peshq të vërtetë dhe artificialë.

Fennell tha se i pëlqen të shtyjë kufijtë artistikë dhe se nuk ka frikë të krijojë skena që mund të konsiderohen të sikletshme apo provokuese për publikun.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme