Lifestyle 22 May 2026, 17:56 Nga VNA

Ilaçet kundër obezitetit mund të ulin rrezikun e metastazave në katër lloje kanceri

Ndaje në Whatsapp
Ilaçet kundër obezitetit mund të ulin rrezikun e metastazave

Ilaçet e reja kundër obezitetit, të bazuara tek analogët GLP-1 si Wegovy dhe barna të ngjashme, mund të mos ndihmojnë vetëm në humbjen e peshës, por edhe në frenimin e përhapjes së disa tumoreve drejt fazës metastatike.

Të dhënat u prezantuan gjatë kongresit vjetor të American Society of Clinical Oncology në Chicago dhe bazohen në një studim të zhvilluar nga onkologët e Cleveland Clinic.

Studiuesit analizuan mbi 12 mijë pacientë me diabet të tipit 2 dhe me tumore në fazë të hershme ose të lokalizuar. Gjysma e tyre përdorën ilaçe GLP-1 pas diagnostikimit me kancer, ndërsa pjesa tjetër mori barna të tjera antidiabetike.

Rezultatet treguan se tek katër lloje tumoresh — kanceri i mushkërive, gjirit, zorrës së trashë dhe mëlçisë — pacientët që përdorën analogët GLP-1 kishin dukshëm më pak raste të kalimit në fazën metastatike.

Tek pacientët me kancer të mushkërive dhe gjirit, progresi drejt metastazave u vu re në rreth 10% të rasteve, kundrejt mbi 20% tek grupi tjetër. Në kancerin kolorektal dhe atë të mëlçisë u regjistruan gjithashtu ulje të ndjeshme të progresit të sëmundjes.

Sipas studiuesve, efekti mbrojtës mund të mos lidhet vetëm me humbjen e peshës dhe kontrollin e diabetit. Analizat sugjerojnë se ilaçet GLP-1 mund të ndikojnë drejtpërdrejt mbi receptorët e qelizave tumorale, duke ulur agresivitetin e tyre.

Megjithatë, autorët paralajmërojnë se bëhet fjalë për një studim observacional dhe jo për prova përfundimtare shkencore. Për të konfirmuar efektin antitumoral do të nevojiten studime klinike më të gjera dhe të kontrolluara.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme