Lifestyle 17 May 2026, 15:12 Nga VNA

Pilates, disiplina 100-vjeçare që pushtoi botën pas Covid-it

Ndaje në Whatsapp
Pilates, disiplina 100-vjeçare që pushtoi botën pas Covid-it

Makineritë e Pilates kanë ndryshuar shumë pak në një shekull. Këtë e thotë Emiliano Cais, drejtues i kompanisë italiane Genesi, një nga distributorët kryesorë në Europë të pajisjeve profesionale të Pilates.

Sipas tij, Joseph Pilates jo vetëm krijoi metodën e famshme të ushtrimeve, por ndërtoi edhe vetë makineritë origjinale, përfshirë pajisjen ikonike “Reformer”, që u patentua në SHBA në vitin 1924. Vizatimët dhe projektet e tij të para ruhen ende në institutin amerikan të patentave dhe ngjajnë shumë me pajisjet që prodhohen sot.

Viti 2026 shënon dy përvjetorë të rëndësishëm për botën e Pilates: 100-vjetorin e studios së parë të hapur nga Joseph Pilates në New York dhe 50-vjetorin e kompanisë amerikane Balanced Body, e konsideruar sot një nga emrat më të mëdhenj në industrinë globale të Pilates.

Historia e Balanced Body nisi në vitet ’70 në Kaliforni, kur themeluesi Ken Endelman, atëherë marangoz dhe shitës shtretërish me ujë, mori një kërkesë të pazakontë nga një kliente për të ndërtuar një pajisje të quajtur “Reformer”. Pikërisht aty nisi aventura që më vonë do të kthehej në një industri globale.

Në vitin 1999, Endelman u përfshi edhe në betejën ligjore për të kundërshtuar regjistrimin ekskluziv të emrit “Pilates” si markë tregtare. Sipas Cais, kjo ishte një nga arsyet pse metoda u përhap kaq shumë në botë dhe nuk mbeti e kufizuar si një markë elitare.

Boom-i më i madh erdhi pas pandemisë Covid-19. Nga një aktivitet i lidhur kryesisht me gratë dhe nënat, Pilates u kthye në një trend masiv edhe mes të rinjve dhe burrave, duke humbur imazhin e një aktiviteti vetëm “soft” apo relaksues.

Joseph Pilates përshkruhet si një personazh i ashpër, ekscentrik dhe karizmatik, por njëkohësisht i fiksuar pas idesë për ta përhapur metodën e tij në të gjithë botën, pa barriera elitare.

Ai botoi edhe dy libra për filozofinë e tij mbi trupin dhe mirëqenien: “Your Health” në vitin 1934 dhe “Return To Life Through Contrology” në vitin 1945, libra që sipas ekspertëve të sotëm duken ende jashtëzakonisht modernë në mënyrën si flasin për shëndetin dhe balancën fizike.

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme