Kronika 7 November 2024, 11:46 Nga VNA

Prezantohet si prokuror i SPAK dhe zhvaste para, arrestohet

Ndaje në Whatsapp
Prezantohet si prokuror i SPAK dhe zhvaste para, arrestohet

Një person përfundoi në pranga, pasi prezantohej si prokuror i SPAK dhe zhvaste para.

Alban Muçi u arrestua me urdhër të prokurorisë së Beratit dhe dyshohet për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

“Muçi u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore" dhe "Mashtrimi", iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion”, thekson prokuroria.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme