Kronika 26 January 2025, 20:56 Nga VNA

Plagosje me armë zjarri në Orikum, autori në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me armë zjarri në Orikum, autori në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në një bar pranë një karburanti në Orikum, Vlorë. Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur 29-vjeçarin S. V., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, autori i dyshuar, shtetasi Q. B., është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, që dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme