Kronika 26 January 2025, 12:26 Nga VNA

Masakra e Dobracit, fijet që lidhin Bajrat-Bilalët e Sakicaj kundër Ibrahim Licit

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Dobracit, fijet që lidhin Bajrat-Bilalët e Sakicaj

Masakra e Dobracit është ndoshta një nga ngjarjet më të rënda të shënuara përgjatë 2024, një ngjarje me 4 viktima, dy prej të cilëve burrë e grua pa asnjë lidhje me krimin e organizuar.

Tre muaj pas kësaj ngjarje, me 4 të viktimë, ku në shënjestër ishte Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, po dalin në dritë detaje të reja. Së fundmi është mësuar, se një prej personave të dyshuar për atentatin mafioz është dhe Asmer Bilali, një ish-boksier, dikur mik me Ibrahim Licin, e sot armik i përbetuar i tij, i rreshtuar në bandën e Bajrave me bazë në Dobrac. Asmer Bilali ndodhet aktualisht në burgun e Recit në Shkodër dhe fill pas masakrës, hetuesit zbarkuan në qelinë e tij,  sepse dyshimet ishin të forta.

Makina që u përdor në krimin tronditës kishte dalë nga rrugica që të shpie në shtëpinë e tij. Ndërsa supriza për hetuesit do të gjenden në regjistrat e burgut. Bilali rezultonte se përgjatë muajve  shtator- tetor 2024 kishte patur takime shumë të shpeshta me nipin e tij, kohë gjatë së cilës dyshohet të jetë organizuar dhe vrasja. Një telefon i gjetur ne qelinë e tij, duket se është një provë e fortë për hetuesit.

Në dosje ka edhe detaje të tjera, që lidhin fijet e Asmer Bilalit me Bajrat e me grupin e Izmir Sakicaj, të cilët implikohen në vrasjen e Hamza Licin e Arlind Bushatit, ndërsa Flutura e Bashkim Basha u aksidentuan për vdekje nga makina e viktimave që doli nga rruga. Po përse hetuesit dyshojnë te Asmer Bilali? Dikur mik me Ibrahim Licin, ai është shndërruar në një prej kundërshtarëve të tij të përjetshëm. Teksa ndodhej në paraburgim pasi ishte arrestuar në kuadër të Operacionit OAZ bashkë me pjesëtarëve të grupit Bajri, Asmer Bilalit iu ekzekutuan babai e xhaxhai. Ai akuzoi për këtë krim Ibrahim Licin, ndonëse kurrë ndaj atij që njihet si “fantazma” nuk pati një akuzë zyrtare. Prej atij momenti Asmer Bilali kërkon bashkë me Bajrat kokën e Ibrahim Licit, e kur nuk arritën ta kapnin atë dhe ta ekzekutonin, nuk kursyen as të vëllain, Hamzain që rezultonte të paktën deri ditën që u vra, pa rekorde kriminale. Po ndërsa ditë pas dite hetuesit po grumbullojnë prova fajësie, ajo cfarë i tremb shumë autoritetet, por edhe grupet kundërshtare kriminale, është sesi do të reagojë Ibrahim Lici.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme