Ekskluzive 10 July 2024, 13:36 Nga VNA

Pjerin Ndreu ndryshe nga Veliaj: Mua më thirri SPAK, nuk qahem se e mbështes prokurorinë. I pandehur? Ska arsye, por do të përballem

Ndaje në Whatsapp
Pjerin Ndreu ndryshe nga Veliaj: Mua më thirri SPAK, nuk qahem se e

Pas daljes nga prokuroria e Posacme nga e cila po hetohet për shpërdorim detyre, në lidhje me ndërtimin e një rruge në një nga lagjet e Shëngjinit, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u ndal gjatë për gazetarët dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve.

Ndryshe nga kolegu i tij Erjon Veliaj, i cili u përpoq të bindte qytetarët se shkoi në SPAK me vullnet për të bashkëpunuar me kolegët e tij, sic i cilësoi ai prokurorët, me qëllim zbardhjen e aferës së inceneratorit të Tiranë, në një kohë që në emër të tij ishte firmosur një fletëthirrje, Ndreu u kujdes të saktësonte këtë moment.

“Unë kam ardhur se më ka thirrur SPAK”, tha Ndreu, duke u distancuar në këtë mënyrë nga qëndrimi i Veliaj.

Edhe pse e motivoi çështjen si të nxitur politikisht, Ndreu shprehu gatishmërinë që të paraqitej në prokurorinë e Posacme, sa herë të jetë e nevojshme, duke theksuar se është mbështetës i këtij institucioni.

“Sa herë të më thërrasin, do të jem këtu. Sidomos për arsyet kur fakti ka lidhje me një shërbim në komunitet, më kanë në çdo orë të ditës, natës sa herë të duan. Do vij më dëshirë. Jam votues jam mbështetës publik i kësaj prokurorie, i kësaj gjykate, nuk kam dilemë, nuk hyj në kategorinë e atyre që fillojnë e qahen se më ka thirrur SPAK”, shtoi kryebashkiaku i Lezhës.

I pyetur nëse ndaj tij mund të ngrihet akuzë penale dhe të merret i pandehur ai theksoi: “Nuk e shoh të arsyeshme që të ngrenë akuza. Por nëse do të ngrihet akuzë, do të përballemi”.

Debatoi më gazetaret sa i përket mandatit të kryebashkiakut nëse duhet ta lërë në kushtet kur SPAK mund të ngrejë një akuzë zyrtare për të. “Pse e paragjykon lënien e mandatit. Nuk ka lidhje as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit”, deklaroi ai.

Pjerin Ndreu u kallëzua nga Partia Demokratike Dega Lezhë se ka urdhëruar kryerjen e punimeve në segmentin rrugor kombëtar K/Shëngjin, që i korrespondon lagjes “Xhenjo”. “Në tabelën e vendosur në këtë aks rrugor kombëtar ku po zhvillohet projekti rezulton se autoriteti kontraktor është Bashkia Lezhë dhe objekti i punimeve lidhet me shtrimin e trotuarit të ri të rrugës në këtë segment rrugor. Sqarojmë se ky segment rrugor është pjesë e inventarit të rrjetit rrugor kombëtar që administrohet nga ARRSH dhe nuk është nën administrimin dher juridiksionin e Bashkisë Lezhë

Nga të dhënat e administruara rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konstatuar kryerjen e punimeve nga Bashkia Lezhë në këtë segment rrugor dhe e ka konsideruar të paligjshëm për shkak se kryerja e punimeve është kryer pa autorizimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, si enti pronar i rrugës kombëtare ku përfshihet ky segment rrugor”, theksohet në kallëzim.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme