Ekskluzive 9 July 2024, 09:00 Nga VNA

VNA zbardh dëshminë e Ermal Kurtulaj, njeriut të besuar të Beqajt. Si zbuloi SPAK tenderat fiktiv në agjencinë SASPAK?

Ndaje në Whatsapp
VNA zbardh dëshminë e Ermal Kurtulaj, njeriut të besuar të

VNA zbardh të plotë dëshminë e Ermal Kurtulaj, njeriut të besuar të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa zbardh mekanizmin sesi SPAK zbuloi se tenderat e agjencisë SASPAK ishin tërësisht fiktivë. Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimet për akuza të rënda, si korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim e shkelje të barazisë në tendera në lidhje me abuzimet me fondet e BE-së gjatë kohës që Beqaj drejtonte agjencinë SASPAK.

“I njoh prej shumë vitesh, nuk më kujtohen saktësisht sa. Kemi punuar bashkë me Ilir Beqajn dhe kam bërë edhe fushatë për të, kur është angazhuar politikisht si kandidat për deputet. Marrëdhënia ime me Ilir Beqaj është mëse e ligjshme dhe normale, shoqërore dhe pune. Adriana Beqajn e njoh se është bashkëshortja e Ilir Beqajt. Ky raport shoqëror shkon deri aty sa më është dukur e natyrshme t’i lë në përdorim një nga makinat e mia personale, Tuareg me targa AA020DE. Kjo për më tepër që në periudhën e fushatës elektrorale i duhej Fuoristradë për në zonën e veriut që ai mbulonte dhe njëkohësisht ai vetë nuk i jep mjetit, prandaj makinën e tij e ka përdorur shoferi i tij, Arben Dani. Ndërkohë nuk më është dukur e logjiksme që ta privoj të përdorë mjetin tim përveç ndonjë rasti që më është dashur ta përdor vetë” - thekson Ermal Kurtulaj në dëshmi.

Por kur është pyetur për çështje të tjera, ai ka deklaruar se do të përgjigjet vetëm pasi të konsultohej me avokatin e tij dhe të njihet me dokumentacionin.

SPAK e cilëson Ermal Kurtulaj si njeriun e besuar të Ilir Beqajt dhe që vepronte për llogari të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Beqaj dyshohet se veproi në cilësinë e urdhëruesit për zhvillimin e tenderave fiktivë gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK dhe për këtë bashkëpunonte me Ermal Kurtulajn.

Të dy u tradhtuan nga shënimet që u zbuluan brenda një dosje me ngjyrë jeshile që u sekuestrua në zyrën e Ermal Kurtulaj gjatë kontrollit në muajin dhjetor 2023 si kqyrja e kompjuterit të punës.

Në këtë dosjen me ngjyrë jeshile janë zbuluar të gjithë shënimet e mbajtura prej tij se si duhet të pasqyrohen me numrat protokolli shkresat, me printime të ekstrakteve për personat juridikë e fizikë që janë përfshirë në tender, për ftesat e dërguara operatorëve të ndryshëm, si dhe urdhrave të drejtorit të SASPAK-ut me korigjime.

Sa iu përket shënimeve janë gjetur urdhra për ngritjen e komisionit të vlerësimit për rekrutimin e një subjekti që do të organizojë konferencën “E ardhmja e turizmit të qendrueshëm” të paplotësuar në numra protokolli dhe të nënshkruara si dhe bashkëngjitur ndodhen ekstrakte të QKB për shoqërinë “Landwayes Internacional”. Shoqëria “Landways International” sh.p.k me ortak dhe administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia, i cili u ndalua në Rinas të hënën teksa kthehej nga jashtë vendit, dhe Drejtor Ekzekutiv personi nën hetim, Alfred Nikolla, që akualisht është në arrest shtëpie, është kontraktuar dy herë për eventin “Festa”. Njëherë nga agjencia SAPSAK dhe njëherë nga Ministria e Turizmit që drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Skandali qëndron në faktin se procedurat e tenderimit janë zhvilluar pas eventit “Festa” në muajin prill 2023.

Ajo çka ka ndodhur vërtetë, është se dokumentat janë hartuar më vonë dhe procedura e tenderimit nuk është kryer fare, por është plotësuar më vonë, si e tillë për efekt dokumentimi.

Dhe kjo provohet edhe nga kqyrja e kompjuterit të personit nën hetim, Ermal Kurtulaj, ku janë zbuluar dokumenta që lidhen me shërbimet e prokuruara për eventin “Festa”, për të katër tenderat ku dokumentat mbajnë edhe datat e krijimit të tyre dhe datojnë në muajt maj 2023 dhe korrik-gusht 2023. Të dhënat e gjetura në kompjuter përputhen, sipas SPAK, me përgjimet e kryera por edhe me shënimet e gjetura në dosjen jeshile të zbuluar në zyrën e Ermal Kurtulaj.

Ermal Kurtulaj ndërkohë kërkonte nga biznesi lëshimin e faturave fiktive me qëllim që të fshihej lidhja mes Ilir Beqajt dhe restorant “Gzonës”. Beqaj dyshohet të jetë pronari faktit i këtij restoranti.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme