Ekskluzive 3 July 2024, 17:23 Nga VNA

Afera 5D/ Apeli i Posaçëm: Hetoni për grup kriminal në Bashkinë e Tiranës. A duhet të largohet Veliaj?

Ndaje në Whatsapp
Afera 5D/ Apeli i Posaçëm: Hetoni për grup kriminal në

Banda e drejtorëve të bashkisë së Tiranës dyshohet të ketë vepruar si një grupi i strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit kanë qenë dy ish drejtorët, Redi Molla dhe Mariglen Qato, pronarët de facto të kompanisë 5D njëkohësisht dy nga njerëzit më të besuar të kryebashkiuakut Erjon Veliaj.

Në këtë konkluzion ka dalë Gjykata e Apelit të Posacëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e orienton SPAK të hetojë veprimtarinë e drejtorëve të bashkisë si grup të strukturuar criminal.

“Gjykata vlerëson se në këtë rast plotësohet kushti universal dhe primar se ndaj z.Redi Molla dhe z.Mariglen Qato të caktohet një masë sigurimi personal, pasi ka dyshime të arsyeshme se ata në bashkëpunim me subjekte të tjerë, persona fizikë dhe juridikë kanë krijuar një nga format e bashkëpunimit të posaçëm penal, konkretisht "Grupin e strukturuar kriminal", me qëllim kryerjen e veprave penale që passjellin fitime materiale”- arsyeton gjykata, pasi analizoi me detaje këtë rast.

Gjykata gjithashtu orienton prokurorinë të hetojë Redi Mollën e Mariglen Qaton edhe për dyshimet se ato kanë kryer në formën e posaçme kriminale veprën penale të mashtrimit kryer me shumë se njëherë dhe me pasoja te rënda", kjo bashkëpunim me persona te tjere fizikë dhe person juridikë.

Që prej këtij momenti kjo çështje merr një drejtim tjetër në hetim pasi vepra penale për të cilën akuzohen drejtorët e Bashkisë së Tiranës nuk është më vetëm përgjegjësi e tyre penale dhe juridike por aty përfshihen dhe emra të tjerë. Pa përjashtuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Natyrshëm lind pyetja : a konsiderohet Veliaj pjesë e këtij grupi kriminal, siç citon Gjykata e Apelit të Posaçëm? A do të shtrihen hetimet dhe më gjetë se ajo e pasurisë së Veliajt dhe familjarëve të tij? Dhe e fundit: a mund të drejtojë bashkinë më të madhe ne vend një person i përfshirë në të paktën dy afera që po hetohen nga SPAK, njëra prej të cilave për aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal brenda Bashkisë së Tiranës?

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme