Ekskluzive 29 June 2024, 09:00 Nga VNA

Fitimi që mori Kombëtarja në Euro 2024, FSHF nuk bën publike shifrat

Ndaje në Whatsapp
Fitimi që mori Kombëtarja në Euro 2024, FSHF nuk bën publike

10 mil euro është shifra që ka fituar Federata Shqiptare e Futbollit në Euro 2024. Sipas informacionit nga UEFA, pagesa fikse e pjesëmarrjes për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 ishte 9.25 milionë euro.

Këtyre u shtohet edhe shpërblimi për rezultatin apo sponsorizimet. Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit ndjek një politikë të mospublikimit të treguesve financiarë, duke përfshirë natyrisht edhe të ardhurat nga sponsorizimet. Për këtë arsye, është e vështirë të bëhet një bilanc i plotë i të ardhurave të FSHF-së nga ky aktivitet.

E dukshme është vetëm niveli i ulët i investimeve në futbollin shqiptar. Që nga kampionati kombëtar e më tej tek zinxhiri i ekipeve që prodhojnë talentet e futbollit. Ekipi kombëtar i Shqipërisë pati një performancë të mirë në Europian por fakt mbetet që lojtarët kryesorë janë ata që kanë lindur dhe luajnë në kampionatet prestigjioze ndërkombëtare.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme