Ekskluzive 25 June 2024, 13:05 Nga VNA

Spitali onkologjik në Tiranë/ Biznes me kancerin

Ndaje në Whatsapp
Spitali onkologjik në Tiranë/ Biznes me kancerin

Mjekë dhe anëtarë të personelit mjekësor në spitalin Onkologjik në Tiranë, dyshohet se kishin ngritur një skemë abuzimi, duke mos iu dhënë shërbim pacientëve të dyshuar me kancer por i trasferonin ato në spitalet private.

Mustafa Xhepmetaj është një qytetar që ka rrëfyer për hetuesit kalvarin e gjatë dhe tmerrin që përjetoi me nënën e tij, e cila dyshohej se vuante nga sëmundja e rëndë.

Ai fillimisht e dërgoi nënën e tij, Bedrijen në spitalin e Burrelit. Pasi iu bënë vizitat mjekësore, rezultonte se Bedrija dyshohej se ishte e prekur nga kancer.

“E sollëm nënën në Tiranë dhe po prisnim në radhë të Onkologjiku”, kujton ai.

Teksa prisnin bashkë me nënën, vëllain dhe bashkëshorten e tij, në dyert e Onkologjikut, tregon se iu afrua një person dhe I tha që nëse donin ndihmë mund ti dërgonte te mjeku.

Personi në fjalë u identifikua më pas si Emiljano Lela, kordinator I Spitalit Onkologjik në Tiranë. Ai I dërgoi për vizitë tek mjeku Edmond Gashi. Sipas dëshmisë së qytetari, Edmond Gashi, ka parë vetëm letrat që kishin sjelle nga Burreli dhe ka bërë një kontroll sipërfaqësor e të nënës së tij.

“Ma bëri gjendjen alamante. Më tha direkt duhet të hyjë në operim pasi gjendja e nënës është shumë e keqe”, tha ai për hetuesit

Më tej kujton: “Më tha që vizitat do ti bënim në vazhdimësi tek Klinika e tij “Megis” pasi në spital kishte vonesa, kishte radhë dhe puna nuk priste”.

Qytetari tregon se atë ditë shkuan nga QSUT tek Klinika “Megis” dhe aty nëna e tij iu nënshtua procedurës së biopsisë.

Një muaj më vonë, familja Xhepmetaj telefonohet nga kordinatori I spitalit Emiljano Lela, I cili i informon se ka dalë përgjigja e biopsisë dhe se duhet të dërgonte nënën për të bërë operacionin.

“Emiljano I ka thënë në telefon se pagesa bënte 3 mijë euro për të, por meqe I rekomandoi ai do të ishte 2500 euro.

Kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 euro pasi ishin shtuar dhe shpenzimet spitalore”, thuhet më tej në dosje.

“Pasi e bënë operim nënën, është bërë biopsia dhe kur na dhanë përgjigjen me thanë se sipas doktorit ishte mirë se nuk ishte tumor I keq dhe s’ka më nevojë për asgjë. Më dërguan tek një doktor tjetër brenda klinikës që më tha se duhet të bënte kimio”, thotë qytetari.

Qytetari tregon se ilacin (femara 2.5) për kimio në fillim e ka blerë tek farmacia që ndodhet tek klinika, ndërsa më pas tek një klinikë tjetër. Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitalit, ai është shprehur se nuk e kanë marrë më dosjen se shkuar në privat dhe aty u ngatërrua procedura.

Kjo është vetëm një nga skemat e përdorura nga mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik ku qytetarë me probleme të rënda shëndetësore dërgoheshin ne klinika private e më tej në farmacitë e lidhura me to për mjekimin dhe medikamentet mjekësore. Prokuroria e Tiranës ndaloi sot disa mjekë për këtë abuzim flagrant ndonëse ende mbetet e paqartë përgjegjesia që kanë klinikat dhe farmacitë që në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së vidhnin qytetarët që kishin hallin e shëndetit të tyre apo familjarëve.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme