Ekskluzive 6 July 2024, 10:00 Nga VNA

Ilir Beqaj, Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro - fijet e kompanisë së përbashkët që po heton SPAK

Ndaje në Whatsapp
Ilir Beqaj, Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro - fijet e kompanisë së

Shoqëria tregtare “Albanian Food and Hospitality Lab” sh.p.k, njohur si restorant “Gzona” që sipas SPAK zotërohet në mënyrë të tërthortë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tashmë në pranga nën dyshimet për korrupsion me fondet e Bashkimit Europian, gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK, rezulton sipas dosjes hetimore të ketë lëshuar 4 fatura ndaj shoqërisë “Landways International”.

Shoqëria “Landways International” sh.p.k ka si ortak dhe administrator Gazmend Haxhinë dhe dhe drejtor ekzekutiv Alfred Nikollën, njëri nën masën e “arrestit me burg” e tjetri në “arrest shtëpie” në të njëjten dosje me ish-ministrin Beqaj, pasi dyshohen se kanë vepruar për llogari të tij.

Vec Ilir Beqajt, drejtuesit e shoqërisë “Landways International” rezultojnë të kenë lidhje edhe me ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të arrestuar për aferën e kompanisë 5D.

Rezulton se kjo shoqëri është aksionere me 27 për qind tek “Mediterenian Investment Group”, kompani e cila po ndërton hotelin luksoz në Durrës, ku një prej aksionerëve kryesorë është Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, nën hetim për korrupsion e pastrim parash.

Kompania “Mediterenian Investment Group” ka marrë status special me propozim të Ministrisë së Turizmit. Nga ana tjetër, është po Ministria e Turizmit, e cila ka lidhur kontratë me shoqërinë “Landways International” për aktivitetin “Festa” me vlere 380 mijë euro. Për të njëjtin aktivitet edhe agjencia SASPAK rezulton të ketë lidhur kontratë me këtë kompani në vlerën e 125 mijë eurove.

SPAK ka dyshime se aktiviteti në fjalë nuk është zhvilluar nga asnjëri prej këtyre dy institucioneve. Në kuadër të hetimeve rezulton të jetë gjetur vetëm 41 mijë euro fatura te lokali “Gzona”.

Ilir Beqaj ish-ministër i Shëndetesisë, i cili më herët është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim për aferën e koncesionin të Sterilizimit duhet të nisë një tjetër betejë të re me drejtësinë pasi dyshohet për korrupsion e fshehje pasurie në kohën që ka qenë të krye të SASPAK. Ai pritet të njihet të shtunën me masën e sigurisë bashkë me 5 të dyshuarit e tjerë, përfshirë dhe Ermal Kurtulaj, njeriun e tij të besuar. SPAK mori miratimin në gjykatën e Posacme për 7 masa, 3 prej të cilave në arrest me burg, 2 arrest në shtëpi dhe 2 detyrim për paraqitje.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme