Sociale 2 July 2026, 14:47 Nga VNA

Përplasje, gaz lotsjellës, vezë dhe të arrestuar, çfarë ndodhi sot në protestën para Parlamentit?

Ndaje në Whatsapp

nghnhnghgh.PNG

Protesta e mbajtur këtë të enjte përpara Parlamentit është shoqëruar me tensione të forta, përplasje fizike, arrestime dhe ndërhyrje të ashpra të policisë, ndërsa e gjithë zona përreth institucionit u kthye në një perimetër të blinduar. Që në orët e para të mëngjesit, qytetarët e grumbulluar u përplasën me forcat e rendit, duke hedhur vezë dhe miell në drejtim të godinës dhe deputetëve të mazhorancës që po hynin për seancën plenare. Për t'iu shmangur revoltës, disa deputetë socialistë zgjodhën të hynin nga dyer dytësore, apo edhe përmes ambienteve të një qendre tregtare aty pranë. Gjatë këtyre përplasjeve, protestuesit arritën të shkulnin gardhin metalik mbrojtës, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën me spraj dhe gaz lotsjellës.

666.jpg 777.jpg

 

Revolta e qytetarëve nuk u kursye as ndaj deputetëve të opozitës, të cilët mbërritën në Parlament pasi të vendosnin për ta bojkotuar seancën. Ata u pritën me thirrjet “Opozitë e shitur”, duke dëshmuar një pakënaqësi të shtrirë ndaj të gjithë klasës politike. Megjithatë, pak më vonë Partia Demokratike sqaroi përmes një deklarate zyrtare se bojkoti erdhi pasi mazhoranca refuzoi kërkesën e tyre për llogaridhënie nga kryeministri Edi Rama.

Pasi hodhën miell dhe vezë, pjesa e mbetur e tubuesve vijoi thirrjet në kor para Kuvendit, duke kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Reagime refuzuese pati edhe ndaj përfaqësuesve të partive të vogla, si Adriatik Lapaj dhe deputeti Redi Muçi, të cilët nuk u pranuan në tubim nga qytetarët.

k 777.jpg

Paralelisht me tensionet në rrugë, Policia e Shtetit ndërmori një aksion edhe në ambientet e brendshme të lokaleve përreth Parlamentit. Efektivë të shumtë hynë në këto hapësira private duke ndaluar dhe shoqëruar forcërisht disa protestues që ndodheshin aty. Kjo valë shoqërimesh e zhvendosi pjesërisht protestën, pasi një grup qytetarësh u mblodh përpara Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Ata bllokuan qarkullimin e automjeteve në rrugën pranë komisariatit dhe, me pako me vezë në duar, kërkuan lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve.

Ndërkohë, seanca plenare brenda Kuvendit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, mazhoranca anuloi interpelancat e kërkuara prej tyre dhe kaloi në votimin e rendit të ditës, duke miratuar me 72 vota ndryshimet në ligjin për SHISH, ndryshimet në ligjin për administratën shtetërore, si dhe projektrezolutën për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

1111.webp

Përshkallëzimi i dytë i situatës nisi sapo socialistët mbyllën seancën. Deputetët që tentuan të largoheshin me makina mbetën të bllokuar për disa minuta nga turma që godiste mjetet me vezë, duke detyruar edhe makinën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të kthehej pas. Disa deputetë të tjerë zgjodhën sërish rrugë alternative për të dalë, duke kaluar nga Kalaja e Tiranës.

Situata u tensionua përfundimisht pas përfundimit të deklaratës për mediat të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili i ndau pjesëmarrësit në “protestues të vërtetë” dhe persona që ushtruan dhunë.

Menjëherë pas kësaj deklarate, policia nisi aksionin për lirimin e rrugës përpara Parlamentit. Për herë të parë pas 33 ditësh protestash qytetare, forcat e rendit përdorën në mënyrë masive gaz lotsjellës, ujë dhe forcë fizike për të shpërndarë turmën. Përplasja e ashpër zgjati për disa minuta, gjatë së cilës efektivët vijuan me arrestime të shumta dhe dhunë ndaj personave që nuk iu bindën urdhrave, çka solli edhe shpërndarjen e tubimit para parlamentit.

m 222.jpg

Bilanci përfundimtar i kësaj dite tensionesh u mbyll me 18 persona të arrestuar dhe 9 efektivë policie të lënduar, të cilët morën trajtim mjekësor. Ndihma e parë u është ofruar nga autoambulancat në terren edhe disa protestuesve të lënduar.

Ndërsa një pjesë e qytetarëve po qëndron ende përpara komisariatit numër 4, aktivistët kanë lajmëruar se aksioni do të zhvendoset dhe do të vijojë sonte në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në largimin e qeverisë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme