Sociale 1 July 2026, 07:55 Nga VNA

Harta e re ekonomike, zgjerimi i shtetit dhe i ndërtimit kundrejt rënies së bujqësisë dhe industrisë

Ndaje në Whatsapp

Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2025 thelloi me tej tendencën e rënies së sektorëve prodhues, ku pesha e sektorëve primarë dhe industrialë po zëvendësohet gradualisht nga një zgjerim i sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit.

Gjithashtu pesha e shtetit në ekonomi u rrit me tej gjatë vitit të kaluar ndikuar nga zgjerimi në punonjës dhe në rritjen e pagave në këtë sektor.

Të dhënat e fundit të zyrtare që u publikuan nga INSTAT tregojnë se sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, dikur ndër kontribuuesit kryesorë, ka regjistruar një rënie të ndjeshme në peshën e tij në ekonominë e vendit, duke zbritur nga 15.31% në vitin 2024 në 14.59% gjatë vitit 2025. Në vitin 2019 pesha e bujqësisë në ekonominë e vendit ishte 18.4 % e PBB-së.

E njëjta tendencë rënëse vërehet edhe në sektorin e industrisë në tërësi, i cili ka shënuar një tkurrje të peshës në PBB nga 11.09% në 2024 në 10.08% në 2025, një dinamikë që ndikohet kryesisht nga industria përpunuese, e cila gjithashtu ka rënë me 0.51 pike % brenda vitit. Para pandemisë në vitin 2019, industria zuri 12.06% të PBB-së.

Arsyeja kryesore pse këta sektorë zënë një pjesë më të vogël të PBB-së në vitin 2025 është performanca e tyre negative. Bujqësia ka shënuar një rënie prej -2.50%, ndërsa industria në tërësi ka rënë me -3.72%, me industrinë përpunuese që gjithashtu ka shënuar rënie me -1.41% gjatë vitit të kaluar. Kjo tkurrje në vëllimin e prodhimit bën që pesha e tyre relative në totalin e ekonomisë të ulet.

Sakaq, sektori i ndërtimit shfaqi një trend krejt të kundërt duke rritur më tej peshën në ekonomi, duke arritur në 12.56% të totalit të PBB-së në 2025, nga 12.22% që ishte një vit më parë. Pesha e këtij sektori në ekonominë tonë u rrit me 4 pikë përqind ndërmjet 2019-2025.

Pjesa dërrmuese e zgjerimit ekonomik mbetet e përqendruar te grupi i tregtisë, transportit, aktiviteteve të akomodimit dhe shërbimit ushqimor, i cili ka zgjeruar dominimin e tij në ekonomi duke zënë 19.40% të PBB-së për vitin 2025, krahasuar me 18.89% në vitin 2024.

Rritja e peshës së këtyre sektorëve lidhet drejtpërdrejt me performancën e tyre pozitive. Sektori i ndërtimit ka pasur një rritje reale prej 4.11%, ndërsa grupi i tregtisë, transportit dhe akomodimit ka rritur vëllimin e tij me 2.50%. Këta sektorë jo vetëm që kanë rritur vlerën e shtuar, por kanë dhënë një kontribut pozitiv në rritjen e përgjithshme të PBB—së.

Sektorët e tjerë të shërbimeve kanë ndjekur gjithashtu një trajektore rritëse, ku administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale janë rritur në 11.78% të PBB-së. Pesha e sektorit publik në PBB-në e Vitit 2025 u zgjeruam me 0.44 pikë për qind në raport me 2024. /Monitor.al

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme