Sociale 29 June 2026, 16:32 Nga VNA

Protesta e 30-të në Tiranë: një muaj që qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ndaje në Whatsapp

fvdvvfd.jpg

Sot pritet të zhvillohet protesta e 30-të kundër qeverisë në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, që të marrin pjesë në tubim.

Mbledhja e protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”. Më pas, turma do të marshojë drejt Kryeministrisë, ku pritet të qëndrohet për të artikuluar kërkesat e protestës.

Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë bërë të ditur se aksionet protestuese do të vazhdojnë deri në plotësimin e kësaj kërkese, duke e cilësuar këtë si protestën e 30-të radhazi, që përkon me një muaj që nga nisja e tubimeve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme