Politika 31 January 2025, 19:52 Nga VNA

Peng që nga qershori 2023, Kuvendi rikthen Avokatin e Popullit më 13 shkurt! Në të njëjtën seancë votohen edhe ndryshimet në Kod për Votën e Diasporës

Ndaje në Whatsapp

Shtatë kanfdidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post.

Pasi proçesi ngeli peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023, Kuvendi e ka vendosur t’i hedhë në votim, seancën e 13 shkurtit.

Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita. Që një prej tyre të zgjidhet, duhen 84 vota. Avokati i Popullit i ka takuar opozitës, por  Erinda Balanca, e zgjedhur që në vitin 2017,  nuk po zëvendësohet dot.

Në vitin 2023, në seancë plenare, Rama nuk pranoi të votonte një prej emrave të sjellë nga PD, Ledio Brahon, me argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. 

Në të njëjtën seancë, opozita nuk i dha votat e saj që Ardian Dvorani të bëhej gjyqtar kushtetues.

Po në seancën e 13 shkurtit priten të votohen edhe Ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës./Report.tv/

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme