Politika 14 October 2024, 17:20 Nga VNA

Pasi u përjashtua nga Partia e Lirisë, Endrit Brahimllari jep dorëheqjen si kryetar i këshilltarëve në Bashkinë Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Pasi u përjashtua nga Partia e Lirisë, Endrit Brahimllari jep

Pasi u përjashtua nga çdo strukturë e Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari është larguar edhe nga posti i kreut të këshilltarëve të kësaj force politike në Bashkinë e Tiranës.

Në një komunikim zyrtar drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur.

“Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Njëkohësisht pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës” - thuhet ne shkrese.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme