Bota 27 May 2025, 22:18 Nga VNA

Parlamenti i Francës miraton ligjin për vdekjen e asistuar

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti i Francës miraton ligjin për vdekjen e asistuar

Parlamenti i Francës ka votuar me shumicë votash në favor të një projektligji për legalizimin e vdekjes së asistuar, duke i hapur rrugën eutanazisë.

Me 305 vota pro dhe 199 kundër, deputetët e Asamblesë Kombëtare e miratuan masën pas një seance të ngarkuar emocionalisht. Paralelisht, me miratim unanim, u votua edhe një ligj më pak i debatueshëm që garanton të drejtën për kujdes paliativ në institucionet e specializuara të përkujdesjes për fundin e jetës, raporton The Guradin.

Këto janë vetëm hapat e parë të një procesi të gjatë legjislativ. Projektligjet do të kalojnë në Senat dhe më pas do të rikthehen për votim të dytë në Asamblenë Kombëtare, çka do të thotë se nuk pritet të hyjnë në fuqi përpara vitit të ardhshëm.

Qeveria franceze e ka përshkruar projektligjin për të drejtën për të vdekur si “një përgjigje etike ndaj nevojës për të mbështetur të sëmurët dhe ata që vuajnë”, duke theksuar se “nuk përbën një të drejtë apo liri të re, por një ekuilibër mes respektit dhe autonomisë personale”.

Sipas legjislacionit të propozuar, një ekip mjekësor do të vendosë nëse një pacient është i kualifikuar për të marrë një substancë vdekjeprurëse, nëse ai e ka shprehur qartë këtë dëshirë. Pacienti do të ketë mundësi ta marrë vetë substancën ose, në rast se është fizikisht i paaftë, ajo mund t’i administrohet nga një mjek apo infermier.

Projektligji parashikon kushte shumë të rrepta:

Pacienti duhet të jetë mbi 18 vjeç,

Të ketë shtetësi franceze ose leje qëndrimi,

Të vuajë nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme, kërcënuese për jetën, në fazë të avancuar.

Të ndjejë vuajtje të vazhdueshme, të padurueshme fizike ose psikologjike, që nuk lehtësohen me trajtim mjekësor,

Dhe të jetë i aftë të shprehë në mënyrë të lirë dhe të informuar dëshirën për t’i dhënë fund jetës së tij.

 

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme