Sociale 1 August 2024, 14:01 Nga VNA

Opozita /Protesta para bashkisë Tiranë mbyllet shpejt

Ndaje në Whatsapp
Opozita /Protesta para bashkisë Tiranë mbyllet shpejt

Sot opozita u zhvendos në protestën e saj të 19-të para Bashkisë së Tiranës. Për gati një orë disa dhjetëra qytetarë protestua para bashkisë, ndërsa nuk pati incidente dhe as djegie gomash.

Kërkesë e opozitës ishte sërish dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë. Ndryshe nga 18 protestat e kaluara Veliaj ishte në zyrë në kohën kur u zhvillua tubimi i opozitës.

Sot mungoi dhe një nga drejtuesit kryesorë të kësaj proteste Belind Këlliçi. Nuk dihet nëse është mungesë e përkohshme e tij apo protestat pa ndonjë rezultat të dukshëm po shkojnë drejt shuarjes.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme