Sociale 1 August 2024, 11:54 Nga VNA

Ndryshimet ligjore/ Shefat e shërbimeve jo më klinika private, miratohet tavan orësh për punë në privat 

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimet ligjore/ Shefat e shërbimeve jo më klinika private,

Sot në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim për ndryshimin e ligjit "Për urdhrin e mjekut". Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu bëri me dije se ndryshimet synojnë luftimin e konfliktit të interesit dhe prekin kryesisht mjekët dhe shefat e shërbimeve.

Ndryshimet konsistojnë në:

  • ‌Bërjen publike dhe transparente për të gjithë informacionin për të gjithë profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i takon angazhimeve të tyre private.
  • ‌Miratimi i një regjistri elektronik, publik, i cili do të garantojë transparencë për çdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij privatisht.
  • ‌Kemi vendosur orë tavan për mjekët që punojnë në sektorin publik, mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.
  • ‌Janë qartësuar masat disiplinore dhe strukturat përkatëse përgjegjëse.
  • ‌Ndryshimet në funksion të autonomisë spitalore .
  • ‌Shefat e shërbimeve‌.
  • Një ndryshim i parashikuar në vendimet që morëm sot, drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë edhe klinika private dhe të jenë drejtues shefa shërbimi.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme