Rajoni 24 September 2024, 19:58 Nga VNA

Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut, vajza e policit: Krenaria që kemi për babanë na bën të vazhdojmë për para

Ndaje në Whatsapp
Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut, vajza e policit: Krenaria që kemi

Sot u bë një vit nga sulmi terroristë në Banjskë ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Vajza e policit të ndjerë, Arbenita ka thënë se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e heroit të Kosovës që ra në krye të detyrës. Ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne. Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, ka thënë Arbenita.

Si sot një vit më parë terroristët serbë sulmuan me armatime të rënda me qëllim destabilizimin dhe pushtimin e fshatit Banjskë në Kosovë. Ata udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiç dhe kishin mbështetje nga Beogradi zyrtar, siç kanë zbuluar raportimet e mediave në Kosovë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme