Rajoni 7 September 2024, 21:03 Nga VNA

Serbia hap të gjitha pikat kufitare me Kosovën, Svelça: Ishin krijuar nga ekstremistë të maskuar

Ndaje në Whatsapp
Serbia hap të gjitha pikat kufitare me Kosovën, Svelça: Ishin

Serbia ka rihapur të gjitha pikëkalimet kufitare me Kosovën për qarkullim të plotë dhe pa pengesë, pas bllokadave në pjesën serbe të kufirit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se edhe pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim pas largimit të bllokadave nga personat e armatosur. Përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nuk ekziston më asnjë pengesë për qarkullim në këto pika kufitare.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdar dhe Bërnjak”, u shpreh Sveçla.

Serbët i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente të Kosovës në pjesën serbe pranë tri pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme