Një pjesë e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX, e mbetur në hapësirë pas një misioni të vitit 2025, pritet të godasë sipërfaqen e Hënës gjatë ditës së sotme. Objekti, që peshon rreth 4 tonë, do të përplaset me një shpejtësi prej afro 8 700 km/orë pranë kraterit Einstein, në anën e dukshme të Hënës.
Sipas ekspertëve, përplasja nuk do të jetë e dukshme me sy të lirë nga Toka, por sondat hënore dhe teleskopët do të monitorojnë impaktin, me shpresën se do të regjistrojnë një re pluhuri që mund të japë të dhëna të vlefshme për përbërjen e sipërfaqes së Hënës. Ngjarja konsiderohet e rrallë dhe me interes të madh për komunitetin shkencor.






















