Një grua në Bari të Italisë për pak sa nuk humbi një fitim prej 1 milion eurosh, pasi hodhi gabimisht në kosh biletën fituese të lotarisë.
Sipas kompanisë së menaxhimit të mbetjeve SANB, gruaja kishte shkuar në një pikë shitjeje për të kontrolluar biletën e saj. Pajisja i shfaqi mesazhin se bileta ishte “e papagueshme”, pasi fitimet e mëdha nuk mund të shlyhen në dyqanet e vogla. Duke menduar se nuk kishte fituar asgjë, ajo e hodhi biletën në kosh dhe u largua.
Vetëm pasi mbërriti në shtëpi, një familjar i tha se numrat e saj ishin pikërisht ata fitues. Në panik, gruaja kontaktoi kompaninë e pastrimit, e cila nisi menjëherë kërkimet.
Punonjësit e SANB arritën ta gjenin biletën mes mbeturinave në kamionin e grumbullimit. Drejtori i kompanisë, Roberto Nicola Toscano, deklaroi se bileta ishte “mrekullisht ende e paprekur”, duke i rikthyer pronares fitimin milioner






















