Lifestyle 2 August 2026, 08:09 Nga VNA

Mëngjesi i Princeshë Dianës para se të bëhej modë në rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp
Mëngjesi i Princeshë Dianës para se të bëhej

Ish-kuzhinieri i pallatit mbretëror britanik, Darren McGrady, ka zbuluar se cili ishte mëngjesi i preferuar i Princeshë Dianës, një recetë që ajo e konsumonte çdo ditë shumë kohë përpara se “overnight oats” të bëhej një trend në mbarë botën.

Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, McGrady, i cili punoi për Dianën nga viti 1993 deri në vdekjen e saj në vitin 1997, tregoi se princesha e zbuloi këtë recetë gjatë një vizite në një klinikë shëndeti në Zvicër.

Sipas tij, pjata quhej fillimisht bircher muesli, e krijuar nga një nutricionist zviceran. Pas kthimit në Britani, Diana i kërkoi kuzhinierit ta përgatiste çdo mëngjes.

Ndryshe nga receta klasike e “overnight oats”, ku tërshëra lihet gjatë natës në qumësht ose pije bimore, Diana përdorte lëng portokalli. Në mëngjes, përzierjes i shtohej kos i kulluar, mjaltë dhe pak lëng limoni.

Për ta bërë edhe më të shijshme dhe ushqyese, ajo preferonte ta shoqëronte me mollë Honeycrisp, arra dhe boronica.

McGrady tregoi me humor se, sa herë e përgatiste këtë mëngjes për Princeshë Dianën, bënte gjithmonë një sasi më të madhe, në mënyrë që ta shijonte edhe vetë.

Video

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

Protestuesit djegin sërish karriget e dialogut të vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme