Lifestyle 30 July 2026, 07:47 Nga VNA

Pushime me fëmijët? 10 arsye pse trageti mund të jetë zgjedhja më e mirë këtë verë

Ndaje në Whatsapp
Pushime me fëmijët? 10 arsye pse trageti mund të jetë

Udhëtimet me fëmijë shpesh nisin me stres: valixhe të mbushura plot, lodra, ushqime, pajisje elektronike dhe ankthi i fluturimeve apo udhëtimeve të gjata me makinë. Por sipas ekspertëve të turizmit, zgjedhja e tragetit mund ta kthejë vetë rrugëtimin në pjesë të pushimeve.

Operatori Brittany Ferries, që lidh Britaninë me Francën dhe Spanjën, rendit 10 arsye pse udhëtimi me traget është më komod dhe argëtues për familjet gjatë sezonit veror.

1. Më shumë hapësirë, më pak stres

Ndryshe nga avionët, në traget fëmijët nuk janë të detyruar të qëndrojnë për orë të tëra të lidhur në sedilje. Ata mund të lëvizin lirshëm në ambientet e anijes, duke e bërë udhëtimin më të këndshëm për të gjithë familjen.

2. Zona argëtimi për fëmijët

Në bord ka kënde lojërash, shfaqje live dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët, ndërsa adoleshentët mund të kalojnë kohën në kinema ose në sallat me videolojëra.

3. Merrni gjithçka me vete

Një nga avantazhet më të mëdha është se mund të udhëtoni me makinën tuaj, pa kufizimet e zakonshme të bagazheve. Mund të merrni biçikleta, lodra, karroca për fëmijët dhe çdo gjë tjetër që ju nevojitet gjatë pushimeve.

4. Pishinë në bord

Në disa tragete, gjatë muajve maj-shtator, pasagjerët mund të shijojnë edhe pishinën e brendshme, duke nisur pushimet që gjatë udhëtimit.

5. Shfaqje dhe aktivitete live

Në linjat më të frekuentuara organizohen shfaqje magjie, lojëra, muzikë live dhe aktivitete për të gjitha moshat.

6. Kabina për të pushuar

Familjet mund të rezervojnë kabina private me banjë, ideale për të pushuar gjatë ditës ose për të kaluar natën në mënyrë komode, sidomos në udhëtimet më të gjata.

7. Restorante me menu për fëmijë

Në vend që të merrni ushqime nga shtëpia, mund të zgjidhni restorantet në bord, të cilat ofrojnë menu të dedikuara për fëmijët dhe ambiente të përshtatshme për familjet.

8. Dyqane në traget

Nëse keni harruar lodra, libra për ngjyrosje apo ushqime të vogla, mund t’i blini gjatë udhëtimit. Në bord ofrohen gjithashtu produkte pa taksa, si parfume, kozmetikë dhe pije.

9. Argëtim edhe për adoleshentët

Sallat me videolojëra, aplikacionet interaktive dhe aktivitetet edukative i mbajnë të angazhuar edhe fëmijët më të rritur gjatë gjithë udhëtimit.

10. Kohë edhe për prindërit

Disa tragete ofrojnë edhe qendra relaksi dhe spa, ku prindërit mund të shijojnë trajtime relaksuese ndërsa fëmijët argëtohen në ambientet e dedikuara.

Sipas operatorit turistik, udhëtimi me traget nuk është vetëm një mënyrë transporti, por pjesë e vetë eksperiencës së pushimeve. Për familjet që planifikojnë të udhëtojnë drejt Francës apo Spanjës këtë verë, ai mund të jetë një alternativë më e rehatshme, më fleksibël dhe më pak stresuese se fluturimi.

Video

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

Protestuesit djegin sërish karriget e dialogut të vendosura nga Rama para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme