Lifestyle 2 August 2026, 07:44 Nga VNA

Jo vetëm liri, por edhe shëndet: Çfarë fitojnë beqarët sipas studiuesve

Ndaje në Whatsapp
Jo vetëm liri, por edhe shëndet: Çfarë fitojnë

Të qenit beqar mund të ketë më shumë përfitime sesa mendohet. Sipas disa studimeve ndërkombëtare, personat “single” jo vetëm që kanë tendencë të jenë në formë më të mirë fizike, por janë edhe më produktivë, më të pavarur dhe me një jetë sociale më të pasur.

Studiues të Universitetit të Bazelit në Zvicër dhe të Institutit “Max Planck for Human Development” kanë arritur në përfundimin se beqarët peshojnë mesatarisht rreth dy kilogramë më pak se bashkëmoshatarët e tyre të martuar. Edhe pse çiftet e martuara priren të ushqehen më shëndetshëm, martesa dhe sidomos prindërimi lidhen me shtimin në peshë, veçanërisht te meshkujt.

Përfitimet nuk ndalen vetëm te pesha. Një studim i Universitetit të Kalifornisë tregon se beqarët janë zakonisht më të pavarur, marrin vendime më lehtë dhe përjetojnë më pak emocione negative, çka mund të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e karrierës.

Sipas studiuesve, kur vetmia nuk shoqërohet me ndjenja izolimi apo trishtimi, ajo mund të rrisë produktivitetin, efektivitetin dhe krijimtarinë. Koha e kaluar vetëm u jep individëve më shumë mundësi të përqendrohen te qëllimet personale dhe profesionale.

Studimet tregojnë gjithashtu se beqarët kanë prirje të ndërtojnë një rrjet më të gjerë shoqëror dhe të ruajnë më shumë miqësi të afërta. Ndërkohë, një analizë e publikuar në revistën Journal of Marriage and Family ka zbuluar se personat beqarë janë fizikisht më aktivë dhe e ruajnë më mirë formën trupore në krahasim me të martuarit.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto janë tendenca të përgjithshme statistikore dhe jo rregulla që vlejnë për çdo individ. Lumturia dhe mirëqenia varen më shumë nga cilësia e marrëdhënieve dhe mënyra e jetesës sesa nga statusi martesor.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme