Politika 11 September 2024, 09:23 Nga VNA

Nga "rruga e shpresës" në SPAK, Berisha përballë prokurorëve, PD protestë

Ndaje në Whatsapp
Nga "rruga e shpresës" në SPAK, Berisha përballë

Nga rrugica përpara shtëpisë së Sali Berishës, që demokratët e quajnë “rruga e shpresës” mbështetesit e Sali Berishës do të zhvendosen te sheshi përpara SPAK-ut, aty ku pritet të mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-kryeministrit.

Sot Sali Berisha në orën 12:00 do të përballet me prokurorët dhe do të shpallet zyrtarisht i pandehur. Flamur Noka ka dërguar një mesazh anëtarëve të kryesisë për të mobilizuar mbështetje për kryetarin e PD-së, Berisha. Gazment Bardhi ripërsëriti të njëjtën thirrje. Protestuesit pritet të jenë të qetë, pa incidente të planifikuara.

Sali Berisha pritet të përdorë këtë moment për t’iu drejtuar publikut përmes mediave, pas 10 muajsh mungese për shkak të arrestit shtëpiak.

Objektivat e akuzave të tij do të jenë SPAK dhe kundërshtari i tij politik, Edi Rama.

Pavarësisht rrjedhës së ngjarjeve, një gjë është e sigurt: pozita e Sali Berishës përballë drejtësisë rëndohet dhe ai shkon me një barrë edhe më të madhe drejt zgjedhjeve të 2025-ës.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme