Kronika 20 July 2024, 15:46 Nga VNA

Ndërron jetë në burgun e Fushë Krujës Andrea Bregasi, autori i atentatit në Don Bosko

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë në burgun e Fushë Krujës Andrea Bregasi,

Autori i atentatit të dështuar në “Don Bosko” në vitin 2023, Andrea Bregasi, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë Krujës. 32-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak në ambientet e spitalit të qytetit.

Mësohet se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, si dhe trajtohej me metadon. Ai kishte vetëm 9 ditë në qeli, pasi u vu në pranga më 11 korrik të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me atentatin e Don Boskos.

Andrea Bregasi ishte akuzuar se qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga 42-vjeçari Rudolf Zefi. Bregasi atë kohë, thuhet se qëlloi gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e së enjtes (14 Dhjetor).

 

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme