Sociale 11 April 2025, 13:55 Nga VNA

Meloni nuk tërhiqet, nis drejt Shqipërisë 40 emigrantë

Ndaje në Whatsapp
Meloni nuk tërhiqet, nis drejt Shqipërisë 40 emigrantë

Një anije e marinës italiane u nis mëngjesin e sotëm nga porti i Brindisit drejt Shqipërisë, duke transportuar 40 emigrantë të disa nacionaliteteve.

Ata do të vendosen në qendrën e paraburgimit në kampin e Gjadrit, në përputhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve.

Vendimi për transferimin bazohet në një dekret të miratuar më 28 mars, i cili lejon dërgimin në Shqipëri jo vetëm të azilkërkuesve të ndaluar në det, por edhe të emigrantëve të parregullt me urdhër dëbimi.

Megjithëse qeveria italiane ka ndërtuar qendra për emigrantët në Shqipëri dhe planifikon t’i shndërrojë në qendra riatdhesimi për azilkërkuesit e refuzuar, vendimet gjyqësore në Itali shpesh kanë anuluar transferimet.

Projekti përfshin pritjen e rreth 36 mijë emigrantëve në vit dhe ka një kosto të vlerësuar prej 600 milionë euro.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme