Bota 22 December 2024, 13:56 Nga VNA

Meloni mbledh qeverinë italiane për qendrat e emigrantëve në shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Meloni mbledh qeverinë italiane për qendrat e emigrantëve në

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka njoftuar mbledhjen e qeverisë italiane nesër për të diskutuar qendrat e emigrantëve të ngritura në Gjadër dhe Shëngjin. Në një deklaratë nga Finlanda, ajo theksoi se Gjykata e Kasacionit i ka dhënë të drejtë qeverisë për të vendosur mbi vendet e sigurta, duke kufizuar ndërhyrjet e gjykatësve në raste specifike.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë italiane. Sipas Melonit, Italia është vendi i parë që ka arritur një marrëveshje të tillë me një shtet jashtë Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një model të ri për trajtimin e çështjeve të emigracionit.

Deklaratat u bënë gjatë Samitit Veri-Jug në Saariselkä, Finlandë, ku Meloni foli edhe për kërcënimet ruse dhe ndikimin e organizatave kriminale në sigurinë e Evropës. Ajo theksoi se: “Kërcënimi është më i madh se sa imagjinojmë, përfshin demokracinë tonë dhe shfrytëzimin e emigracionit.”

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme