Bota 21 December 2024, 19:38 Nga VNA

Ministri izraelit e kritikoi, reagon Papa Françesku: Po bombardojnë fëmijë! Kjo nuk është luftë

Ndaje në Whatsapp
Ministri izraelit e kritikoi, reagon Papa Françesku: Po bombardojnë

Papa Françesku përsëri i ka dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë të shtunën se kjo nuk është luftë, por “mizori”. Një ditë më herët, një ministër i Qeverisë izraelite e dënoi papën pse kishte sugjeruar që bashkësia ndërkombëtar duhet të hulumtojë nëse lufta e ushtrisë izraelite përbën gjenocid ndaj popullit palestinez. Françesku e hapi fjalimin e tij të parvjetshëm për Krishtlindje para kardinalëve të krishterë, duke iu referuar sulmeve ajrore të Izraelit të premten në Gazë, ku mbetën të vdekur të paktën 25 palestinezë. Dje, fëmijët u bombarduan. Kjo është mizori. Kjo nuk është luftë. Desha ta them këtë sepse të prekë në zemër”, tha Françesku. Papa, si lider i Kishës Katolike Romake me 1.4 miliardë anëtarë, zakonisht është i kujdesshëm për të mos mbajtur anë në konflikte, por kohëve të fundit, ai ka qenë më i zëshëm në lidhje me fushatën ushtarake të Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Në pjesë të librit të botuara muajin e kaluar, papa tha se disa ekspertë ndërkombëtarë kanë thënë se “ato që po ndodhin në Gazë kanë karakteristikat e një gjenocidi”. Ministri i Çështjeve të Diasporës i Izraelit, Amichai Chikli, e kritikoi ashpër këto deklarata në një letër të hapur të botuar nga gazeta italiane Il Foglio të premten. Chikli tha se komentet e papës përbënin një “trivializim” të termit gjenocid. Papa gjithashtu tha të shtunën se ipeshkvi katolik i Jerusalemit, i njohur si patriark, kishte provuar të hynte në Rripin e Gazës të premten për t’i vizituar katolikët atje, por i ishte mohuar hyrja. Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë. Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli thotë se të paktën një e treta e të vrarëve kanë qenë militantë dhe thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve./ REL

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme