Bota 21 December 2024, 09:58 Nga VNA

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë për veprimet e saj në Siri

Ndaje në Whatsapp
Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë

Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj dypartiak të premten që parashikon sanksione ndaj Turqisë, duke përmendur shqetësimet për veprimet ushtarake nga ai vend ose grupet që ajo mbështet në Sirinë veriore.

Senatori demokrat Chris Van Hollen dhe senatori republikan Lindsey Graham paraqitën “projektligjin kundër agresionit turk të vitit 2024” me shpresën se paralajmërimi për sanksione do t’i shtynte palët drejt një armëpushimi.

Por ata thanë se Uashingtoni duhet të punojë me Turqinë në mënyrë diplomatike për të mundësuar një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zonë të çmilitarizuar midis Turqisë dhe Sirisë.

“Këto sanksione synojnë parandalimin e sulmeve të mëtejshme nga Turqia ose të mbështetura nga Turqia ndaj Forcave Demokratike Siriane (SDF), që bartin rrezikun e rishfaqjes së ISIS-it, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe pjesës tjetër të globit”, thanë ata në një deklaratë.

Armiqësitë në Sirinë veriore janë përshkallëzuar që kur udhëheqësi sirian Bashar al-Assad u rrëzua para pothuajse dy javësh. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një armëpushim të brishtë në zonën midis Turqisë dhe grupeve siriane që ajo mbështet, dhe luftëtarëve kurdë sirianë të mbështetur nga SHBA./Voa/

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme