Bota 20 December 2024, 09:42 Nga VNA

Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë të dekadës

Ndaje në Whatsapp
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më

Numri i dëbimeve të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2014, sipas një raporti të qeverisë amerikane të publikuar të enjten. Kjo si pjesë e një nxitje më të gjerë që po i bën këtij procesi Presidenti në largim Joe Biden, për të reduktuar imigracionin e paligjshëm.

Sipas raportit vjetor të Departamentit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) rreth 271,000 emigrantë janë dëbuar në 192 vende në vitin fiskal 2024, i cili nis më 1 tetor të vitit 2023 dhe përfundon më 30 shtator 2024.

Sipas statistikave të qeverisë, kjo është shifra më e lartë e dëbimeve që kur Presidenti Biden mori detyrën në vitin 2021 dhe më e lartë se çdo vit i administratës së parë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, 2017-2021.

Presidenti demokrat Joe Biden, mori detyrën duke u zotuar të zhbënte politikat më kufizuese ndaj imigracionit të vendosura nga zoti Trump, por luftoi me nivele të larta të imigracionit të paligjshëm dhe gradualisht e ashpërsoi qasjen ndaj tij.

Republikani Donald Trump fitoi një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor duke premtuar se do të dëbonte një numër rekord emigrantësh të paligjshëm nga vendi, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj imigracionit.

Zëdhënësja e tranzicionit e zotit Trump, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se dëbimet e zotit Biden ishin të parëndësishme në krahasim me nivelet e larta të emigracionit të paligjshëm të shënuar gjatë presidencës së tij.

“Në ditën e parë, Presidenti Trump do të rregullojë makthin mbi emigracionin si dhe mbi sigurinë kombëtare që krijoi Joe Bideni, duke nisur operacionin më të madh të dëbimit masiv të kriminelëve të paligjshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Rreth 11 milionë emigrantë nuk kishin status ligjor ose gëzonin mbrojtje të përkohshme në vitin 2022, sipas vlerësimeve të qeverisë dhe grupeve të ekspertëve, një shifër që disa analistë thonë se është 13 deri në 14 milionë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme