Bota 18 December 2024, 22:56 Nga VNA

 “Brexit” i kushtoi 34 miliardë dollar Britanisë së Madhe

Ndaje në Whatsapp
 “Brexit” i kushtoi 34 miliardë dollar Britanisë

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian ka shkaktuar një humbje prej rreth 34 miliardë dollarësh në tregti gjatë dy viteve të para nën Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit BE-MB (TCA), sipas një studimi të fundit nga Qendra për Performancën Ekonomike (CEP) në Londër, e lidhur me Shkollën e Ekonomisë.

Raporti thekson se ndikimi ka qenë më i ndjeshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të). Rreth 14% e firmave në Mbretërinë e Bashkuar, që më parë eksportonin në BE, kanë ndërprerë plotësisht tregtinë me bllokun që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes në janar 2021.

Të dhënat nga mbi 100,000 kompani tregojnë se eksportet totale të mallrave nga Britania e Madhe ranë me 6.4% në 2022, krahasuar me parashikimet para Brexit. Eksportet drejt BE-së pësuan një rënie edhe më të theksuar, duke ra me 13.2%, për shkak të barrierave tregtare të vendosura nga TCA.

Studimi gjithashtu thekson se barrierat jo-tarifore, si kontrollet doganore, dokumentet dhe kërkesat e pajtueshmërisë rregullatore, kanë krijuar pengesa të mëdha për bizneset. Ndërkohë që kompanitë më të mëdha kanë arritur t’i përshtaten këtyre ndryshimeve, ato më të vogla kanë hasur vështirësi për shkak të mungesës së burimeve dhe ekspertizës.

Po ashtu, importet nga BE kanë pësuar një rënie, edhe pse më të vogël, prej 3.1%. Shumë importues britanikë kanë arritur të kompensojnë humbjet duke kërkuar furnizime nga jashtë bllokut.

Thomas Sampson, një nga autorët e studimit, theksoi se, ndërkohë që ulja totale e tregtisë ka qenë më e lehtë se parashikimi prej 15% nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit, ndikimi afatgjatë mbetet i pasigurt.

Këto gjetje vijnë në një moment kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përgatitet për negociatat me BE-në për përditësimin e TCA-s vitin e ardhshëm. Kjo marrëveshje tregtare pas Brexit, e nënshkruar në dhjetor 2020, përcakton rregullat për tregtinë, sigurinë dhe bashkëpunimin pas largimit të Londrës nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor.

Brexit ka ndërprerë tregtinë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, duke rritur kostot për bizneset dhe shkaktuar humbje të pritura afatgjata të PBB-së mesatarisht prej rreth 0.6% për 27 vendet anëtare të BE-së. Sektorët kryesorë, si industria e automobilave dhe bujqësia, kanë hasur sfida të mëdha për shkak të ndryshimeve rregullatore dhe kufizimit të aksesit në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme