Bota 21 December 2024, 17:14 Nga VNA

Senati i SHBA miraton projektligjin për financimin e qeverisë federale, duke shmangur mbylljen e saj

Ndaje në Whatsapp
Senati i SHBA miraton projektligjin për financimin e qeverisë

Senati amerikan miratoi në orët e hershme të së shtunës një projekt-ligj për të financuar qeverinë amerikane deri në muajin mars. Të dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësusve e kontrolluar nga republikanët dhe Senati i kontrolluar nga demokratët, duhej të miratonin projektligjin për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Presidenti Joe Biden tha të premten se ai e mbështet projektligjin dhe do ta nënshkruajë atë. Sapo të hyjë në fuqi, ligji do të financojë qeverinë deri në muajin mars dhe do të sigurojë 100 miliardë dollarë për ndihmën ndaj fatkeqësive dhe 10 miliardë dollarë për fermerët. Por, ligji nuk do të rris tavanin e borxhit federal. Votimi në Senat me 85 vota për dhe 11 kundër, pasoi votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, pas dy përpjekjeve të dështuara. Votimi në këtë dhomë ishte 366 për dhe 34 kundër. Të gjithë votat kundër u hodhën nga republikanët. VOA

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme