Rajoni 24 May 2025, 17:05 Nga VNA

Mali i Zi, kërkon uljen normës së punës në 7 orë në ditë

Ndaje në Whatsapp
Mali i Zi, kërkon uljen normës së punës në 7 orë

Mali i Zi është afër zgjidhjes për uljen e kohës së punës në shtatë orë në ditë, njoftoi kryeministri i vendit, Milojko Spajiç, transmeton Anadolu.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Spajiç tha se pas një shqyrtimi të gjerë për një model që do të kënaqte sindikatat dhe punëdhënësit, “mund të konkludojmë se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me sjelljen e ditës së punës shtatëorëshe”.

Ai tha se duke filluar nga java e ardhshme, ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiç, do të udhëheqë bisedimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku do të finalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

“Qëllimi është të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës përmes konsultimeve të gjera, e cila synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të sigurojë më shumë kohë për familjet, si dhe punë më efikase dhe produktive”, ka deklaruar Spajiç.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme