Rajoni 12 May 2025, 20:02 Nga VNA

I burgosuri shqiptar merr peng roje në burgun e Koridhallos, tenton të kryejë vrasje me pagesë

Ndaje në Whatsapp
I burgosuri shqiptar merr peng roje në burgun e Koridhallos, tenton të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun famëkeq të Koridhallos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar ka marrë peng për disa minuta dy roje burgu dhe ka tentuar të kryejë një atentat ndaj një tjetër të burgosuri shqiptar.

Sipas televizionit grek ALPHA, i burgosuri arriti t’u marrë rojeve çelësat, radiot dhe telefonat, duke i mbyllur brenda një dhome. Më pas, ai ka hapur disa porta të burgut dhe ka ecur për rreth 150 metra drejt Repartit C, në kërkim të një bashkëkombësi të tij, i dënuar për trafik narkotikësh, me qëllim vrasjen e tij.

Burimet e Alpha e identifikojnë autorin si një emër të njohur të mafias shqiptare, i dënuar për tentativë vrasjeje. Ngjarja dyshohet të ketë qenë një porosi për vrasje me pagesë që dështoi për shkak të ndërhyrjes në kohë të autoriteteve të burgut.

Emrat e personave të përfshirë nuk janë bërë publikë.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme